Starton programi i trajnimit për 130 përfitues nga Bashkitë Shkodër,Klos,Mat,Bulqizë dhe Dibër.Ky program i dedikuar është gjithëpërfshirës dhe reflekton nevojat që kanë pjesmarrësit për tu përgatitur dhe për ti bërë ballë tregut të punës sot dhe sfidave të së ardhmes. Pjesmarrësit do të zhvillojnë trajnimin për Soft Skills, Digital Skills si  dhe Business Start-Up, ku në përfundim të ciklit të trajnimeve në secilën bashki do të financohen nga dy ide të reja biznesi.Paralelisht me fillimin e këtij programi, ka nisur dhe kursi i gjuhës angleze për personat rezidentë në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit në Tiranë.Këto aktivitete janë të parashikuara në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qënieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” i cili financohet nga British Embassy Tirana dhe implementohet nga UNICEF Albania.