Key Adviser në datën 25 prill organizoi takimin “Multi Stakeholder Dialogue” në kuadër të projektit të GIZ-MEG për hartimin e planeve vendore për Migracionin dhe Diasporën në bashkitë Fier,Lezhë dhe Pogradec.Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Brendshme, GIZ, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor,përfaqësues nga bashkitë e përfshira në projekt si dhe përfaqësues të bashkive dhe institucioneve të tjera publike ku janë hartuar planet e
migracionit dhe diasporës në programin e parë përgjatë vitit 2021.Takimi ishte i strukturuar në mënyrë interaktive, duke ndarë pjesëmarrësit në grupe për të bërë atë sa më efikas dhe rezultativ për të ofruar kështu një qasje të mirëfilltë gjithëpërfshirëse si dhe për të siguruar që çdo grup pune të kishte mundësinë për të diskutuar, ndarë eksperiencat e tyre me pjesëmarrësit,dhe kontribuar njëkohësisht në procesin e hartimit të planeve për migracionin dhe diasporën.Në fund
të aktivitetit, pjesmarrësit konkretizuan disa prej objektivave kryesore që do te jenë pjesë e planeve vendore për migracionin dhe diasporën.Kjo qasje e përfshirjes së aktorëve të ndryshëm në këtë proces ka si qëllim kryesor hartimin e planeve vendore sa më të përshtatshme dhe të qëndrueshme nisur nga konteksti lokal i tre bashkive.
Recent Comments