“Sa vlen ideja jote ?“ ishte trajnimi radhës që Key Adviser organizoi në datat 10-11 nëntor në
Tiranë, duke përfshirë 21 pjesëmarrës nga 5 bashki të përfshira në programin "Transformimi i
Përgjigjes Kombëtare ndaj trafikimit të qënieve njerëzore në dhe nga Shqipëria" mbështetur
nga @Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga @UNICEF Albania. Përgjatë ditës së parë
trajnimi u fokusua kryesisht në përcaktimin e vlerës së ideve sipërmarrëse dhe më pas
pjesëmarrësit u thelluan në vlerësimin e problematikave të adresuara, për të kuptuar
madhësinë e tregut dhe potencialin e rritjes, duke vlerësuar inovacionin dhe duke marrë
parasysh peizazhin konkurrues të tregut shqiptar. Pjesëmarrësit realizuan prezantime
individuale të plan bizneseve të tyre duke ndërthurur këshillat dhe problematikat e vërejtura
përgjatë trajnimit. Ky trajnim do të shërbejë si një parapërgatitje finale për prezantimet e ideve
të tyre të biznesit, që do të konkurojnë brenda muajit nëntor-dhjetor për të qënë pjese e listës
së ideve të përzgjedhura që do të financohen në kuadër të programit.
 
#stophumantrafficking #endhumantrafficking #UNICEFAlbania #unicefprotect