Gjatë javëve të fundit, Key Adviser organizoi dy konkurse në Bashkinë Klos dhe ne Bashkinë Shkodër, për përzgjedhjen e Business Start-Up me qëllim promovimin dhe mbështetjen e ideve të reja të biznesit në 5 Bashki nga rajonet veriore të Shqipërisë, përkatësisht në Shkodër, Klos, Burrel, Bulqizë dhe Dibër. Pjesëmarrësit prezantuan idetë e tyre të biznesit, duke ofruar performanca të vërteta, falë edhe punës përgatitore nga stafet vendore. Komisioni përzgjedhës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, UNICEF AlbaniaBritish Embassy Tirana në Tiranë dhe institucioneve publike vendore, vlerësoi dhe diskutoi mbi idetë e paraqitura nga 22 konkurrentë. Edhe pse rezultoi një proces mjaft i vështirë për shkak të ideve origjinale, komisioni u dakordësua mbi përzgjedhjen e 12 ideve të biznesit premtuese nga këto 5 bashki. Aktualisht, Key Adviser është duke mbështetur dhe mbikëqyrur në mënyrë aktive krijimin dhe zyrtarizimin e 12 bizneseve të reja. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” drejtuar nga UNICEF Albania dhe financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.