“Fuqizimi i Bizneseve të Reja” ishte aktiviteti  që Key Adviser organizoi në kuadër të Muajit Antitrafik në Pallatin e Kulturës Dibër në datën  27 Tetor, ku u mbështetën financiarisht 12 biznese të vogla nga bashki të ndryshme  të vendit. Pjesmarrës në këtë aktivitet ishin  përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, UNICEF Albania, Ambasadës Britanike në Tiranë, si dhe përfaqësues të 12 Prefekturave, dhe Institucioneve Publike Vendore në qarkun e Dibrës dhe bashkive të tjera në Shqipërinë e Veriut. Aktiviteti ishte konceptuar në formën e një panairi ku përfaqësuesit e 12 bizneseve promovuan dhe informuan pjesmarrësit për shërbimet dhe produktet që ata ofrojnë. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qënieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” i cili mbështetet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga UNICEF Albania.
“Empowering New Businesses” was the activity that Key Adviser organized as part of the Anti-Trafficking Month at the Dibër Palace of Culture on October 27, through which 12 small businesses from different municipalities of the country were financially supported. The participants in this activity were representatives of the Ministry of the Interior, UNICEF Albania British Embassy Tirana and representatives of 12 Prefectures and Local Public Institutions in the district of Dibra and other municipalities in Northern Albania. The event featured a local fair where representatives of 12 businesses promoted and informed the participants about the services and products they offer. This activity was organized in framework of “Transforming National Response to Human Trafficking in and from Albania” programme, supported by the Government of the United Kingdom and implemented by UNICEF Albania.