Key Adviser në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qënieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” udhëhequr nga UNICEF Albania dhe që mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar , organizoi në Bashkinë Dibër, në datën 25 Gusht Trajnimin “Procedurat standarte për referim, mbrotje, trajtim për viktimat e trafikimit dhe viktimat e mundshme të trafikimit”. Në këtë trajnim ishin të pranishëm punonjës nga institucionet publike lokale në Bashkinë Dibër cilët po ashtu kanë detyra për referimin dhe riintegrimin socio-ekonomik të viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshme të trafikimit.Pjesmarrësit në trajnim përtej diskutimeve për raste të ndryshme të trajtuara, nga përvojat e tyre profesionale, realizuan dhe punë në grupe me raste hipotetike të viktimave të trafikimit në lidhje me hapat procedurialë që duhet të ndiqen, për identifikimin, referimin, mënyrat e trajtimit të rasteve, si dhe format e ofrimit të mbrojtjes dhe mbështetjes për riintegrim duke realizuar kështu dhe objektivin e trajnimit.
Recent Comments