Key Adviser përmbylli me sukses fazën e dytë të kurseve profesionale që financohen nga GIZ Albania ProSeed dhe organizoi në datën 14 prill në qytetin e Elbasanit ceremoninë e certifikimit për 26 kursantët e fundit  që përfunduan kursin “Përgatitja e sallatave, antipastave dhe produkteve të brumit”. Pjesmarrësit zhvilluan përgjatë kursit 3 modulet kryesore të përshtatura sipas nevojave dhe kërkesave reale të bizneseve të zonës.Në aktivitetin e certifikimit ata shprehën përshtypjet dhe mendimet e tyre në lidhje me kursin e zhvilluar dhe se cfarë pritshmërish kishin për të ardhmen.Key Adviser në përfundim të këtyre kurseve profesionale deri në këtë moment ka ndërmjetësuar në fushën e hoteleri turizmit në 5 binzese të ndryshme 8 të rinj të cilët falë kursit të realizuar sot vazhdojnë të punojnë.