Key Adviser në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qënieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” i cili mbështetet nga British Embassy Tirana dhe implementohet nga UNICEF Albania, organizoi në Bashkinë Shkodër, në datën 4 Gusht Trajnimin “Procedurat standarte për referim, mbrotje, trajtim për viktimat e trafikimit dhe viktimat e mundshme të trafikimit”.Në këtë trajnim ishin të pranishëm punjonës nga institucionet publike lokale në Bashkinë Shkodër cilët po ashtu kanë detyra për referimin dhe riintegrimin socio-ekonomik të viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshmë të trafikimit.Pjesmarrësit në trajnim përtej diskutimeve për raste të ndryshme të trajtuara, nga përvojat e tyre profesionale, realizuan dhe punë në grupe me raste hipotetike të viktimave të trafikimit në lidhje me hapat procedurialë që duhet të ndiqen, për identifikimin, referimin, mënyrat e trajtimit të rasteve, si dhe format e ofrimit të mbrojtjes dhe mbështetjes për riintegrim. Objektiv i trajnimit ishte informimi, ndërgjegjësimi, rritja e kapaciteteve në nivel vendor si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e një partneriteti të qëndrueshëm përgjatë implementimit të projektit si dhe vazhdimi i identifikimit dhe referimit të viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshme të trafikimit.
Recent Comments