15 October 2020
Key Adviser Albania held Training of Trainers in four cities in Albania during October. The activities consisted of training regional coordinators in a range of programmes, including Soft Skills, Digital (ICT) Skills, and Business Start-Up. Participants were also trained in thematic areas such as Communication, Body language and Emotional intelligence. Some of the topics discussed included Leadership, Conflict resolution, Gender equality, Career development and Group formation.
“I was impressed by the interactive way the discussion proceeded, the level of participation in the discussions, and the warm environment created by the trainers. The training was very effective and productive. Of special mention is the approach taken by the lecturers,” said B. Sejdiu, a participant in the training.
Some 140 participants, regional coordinators and employees in local public institutions, who, in their daily work, are in constant contact and work with Potential Victims of Trafficking and Victims of Trafficking, and persons at risk, were certified for training in the modules, which comprised: Safe Ethical Communication with Potential Victims of Trafficking, Victims of Trafficking and persons at risk, and Building Soft skills and Life skills for the social and economic integration of Potential Victims of Trafficking, Victims of Trafficking, and persons at risk.
Key Adviser Albania mbështeti kordinatorët rajonalë dhe përfaqësuesit e institucioneve publike me programin Trajnim të Trajnerëve
15 Tetor 2020
Key Adviser Albania, ka finalizuar gjatë muajit Tetor ciklin e Trajnimeve të Trajnerëve në 4 qytete të vendit.
Këto aktivitete kanë konsistuar në trajnimin e koordinatorëve rajonalë, trajnerëve të programeve të ndryshme si “Aftësitë e buta (Soft Skills)”, “Aftësitë Digjitale (ICT Skills)”, dhe “Business StartUp”. Pjesëmarrësit gjithashtu u trajnuan në boshte tematike të tilla si Komunikimi, Gjuha e Trupit dhe Inteligjenca Emocionale. Disa nga temat që u trajnuan ishin Lidershipi, Zgjidhja e Konflikteve, Barazia Gjinore, Zhvillimi i Karrierës dhe Formimi i Grupit.
“Më la mbresa mënyra interaktive e diskutimit, gjithëpërfshirja e pjesëmarrësve në diskutime, ambjenti i ngrohtë i krijuar nga trajnuesit. Trajnimi ishte mjaft efektiv dhe rezultativ. Ajo që vlen të theksohet është qasja që mora nga trajtimi i cështjeve nga lektorët”, thotë B. Sejdiu, një nga pjesemarrësit.
140 pjesëmarrësit, koordinatorë rajonalë, dhe nëpunës të institucioneve publike lokale, të cilët në punën e tyre të përditshme janë në kontakt të vazhdueshëm me viktima të mundshme të trafikimit, viktima të trafikimit dhe persona në rrezik u çertifikuan për trajnimin e tyre në modulet:
- Komunikim i sigurt etik me viktimat e mundshme të trafikimit, viktimat e trafikimit dhe personat në rrezik.
- Ndërtimi i aftësive jetësore dhe të buta për integrimin social dhe ekonomik të viktimave të mundshme të trafikimit, viktimat e trafikimit dhe personave në rrezik.
Recent Comments